Nexhat Behluli, drejtor i televizionit Spektri në Bujanoc ka reaguar në lidhje me vizitën e fundit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Arabi. Ai në një postim në Facebook përmendi faktin se si Emiratet e Bashkuara Arabe ia huazuan 1 miliard dollarë shtetit serb për tejkalim të krizës.
Behluli e përdori këtë për të ironizuar me Naim Tërnavën.
“Sheik, Naim Tërrnava nisu nga Abu Dabi”, shkroi ai në Facebook.
Postimi i plotë:
Miku i mirë ruhet për dita të vështira 🤝
– Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq qëndroi për vizitë zyrtare dy-ditore në Abu Dabi, Emiratet e Bashkuara Arabe nga ku u kthye me
një miliard dollarë huazim në periudhë afatgjate pa kalkulim të interesit bankar dhe ky infuzion finansiar do ti destinohet tejkalimit të krizës energjetike gjatë dimrit që do të mbretëroje jo vetëm në Serbi por edhe më gjërë në rajon si pasojë e Luftës Rusi – Ukrainë.
(disa nga Miqt tanë i gëzon ky informacion ndërsa shumicën jo por ne e kemi për detyrë ta transmetojmë Lajmin pavarësisht a na jepni Llajka apo jo, skemi çka ju bajmë) 😜🤪
●Sheik, Naim Tërrnava nisu nga Abu Dabi