Ramadani: Përfundoi ‘epoka e vëllezërve’, me Kurtin tash është ‘epoka e babës’

Analisti Shkodran Ramadani ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, ku ky i fundit i tha Jasharit se si vëlla mund ta ndihmojë por se ky është kryeministër.

Sipas Ramadanit, epoka e vëllezërve ka përfunduar tash ka filluar epoka e “babës”.

“Ka perenduar pergjithmone “epoka e vellezerve”. Tash ka filluar “epoka e babes”, para te cilit duhet ta lakosh e shtremberosh shtyllen kurrizore, jo si shenje respekti, por si deshmi e nenshtrimit, adhurimit dhe idolizimit ndaj shkelqesise se tij.”

Postimi:

Nje gje ende nuk e paskan kuptuar shume njerez. Nuk mundeni ketij kryeministri t’i drejtoheni me “vella”. Sipas Erich Fromm, dashuria vellazerore ne thelb eshte themeli i aspiratave per barazi mes njerezve sepse eshte ndjenje qe nuk perjashton aske nga zemergjeresia e saj. Parimi i saj fillestar eshte “te gjjthe jemi nje”.

Nuk ka qene rastesisht pjese e slloganit te Revolucionit Francez: “Liri, Barazi, Vellazeri”, ngjarje e cila dikur ne shkollat e Vetevendosjes admirohej si nje nga me te rendesishmet ne historine e gjate te perpjekjeve te njerezimit per barazi.

Mirepo, duke abuzuar me mirebesimin e pales tjeter, kryeministri fjales se bukur “vella” i dha vetem konotacionin e shemtuar nepotist, qe doren ne zemer ka lulezuar nen qeverisjen e tij, si asnjehere me pare.

Por te gjithe ju qe mendoni se tash mund te kerkoni barazine, trajtimin e dinjitetshem dhe solidaritetin ne kauza te drejta qe ushqen dashuria vellazerore, duhet ta keni nje gje te qarte dhe ta ngulni ne mendjet tuaja:

Ka perenduar pergjithmone “epoka e vellezerve”. Tash ka filluar “epoka e babes”, para te cilit duhet ta lakosh e shtremberosh shtyllen kurrizore, jo si shenje respekti, por si deshmi e nenshtrimit, adhurimit dhe idolizimit ndaj shkelqesise se tij.