




Përfaqësuesi i SBASHK-ut, Skender Gashi ka përmendur një komunikim emocional me nipin e tij, i cili e ka pyetur se kur do të nisë procesi mësimor.
“Unë jam gjysh. A më beson nipi që do të duhej ta fillonte klasën e dytë, për çdo natë më thotë: gjysh kur do të kthemi në shkollë? A mendon se e kam lehtë. Është ndjenjë shumë shumë e keqe. I them nuk është përgaditur shkolla, jemi duke bërë gati gjithçka”, tha Gashi në Politiko.





Gashi madje shtoi se të gjithë puntorët e sektorit publik dhe privat në vend, janë të rrezikuar nga kushtet e rënda të punës.
“Më dhembë shpirti, bjen prej katit të gjashtë njeri edhe kërkush s’jep përgjegjësi. Ligji për krijimin e marrëdhënies së punës është i njëjtë si për privat e për publik. Sot fëmijët kanë mbetur jetim. Ka pasur raste të rënda”, tha Gashi në Politiko.