Të dashur prindër, Shkolla fillon së shpejti dhe mirë do ishte të uleshit me fëmijën tuaj për 5 minuta dhe t’i shpjegoni atyre se:
1-Nëse një fëmijë tjetër është shumë i gjatë, shumë i shkurtër, i shëndoshë, i hollë, ka flokë kaçurrela, të zeza ose të kuqe apo cdo ngjyre tjeter, ka një ngjyrë tjetër lëkure dhe çdo tipar ndryshe nga ato qe shohin me shpesh, nuk duhet të tallen.
2-Nuk ka asgjë të keqe të veshësh të njëjtat rroba dhe këpucë çdo ditë. 3- Shpjegojuni atyre se një çantë shpine e përdorur mbart të njëjtat ëndrra si një çantë shpine e re!
4-Mos përjashtojnë askënd nga miqësia e tyre sepse janë të ndryshëm ose nëse nuk kanë të njëjtat aftësi. 5-Ndihmojini që të mos fyejnë dhe nënçmojnë të tjerët dhe atë që të tjerët duan, vetëm sepse nuk ndajnë të njëjtën dashuri/mendim.
6-Shpjegojuni atyre se disa sjellje te caktuara te tyre lëndojnë gjithmonë dhe se ata shkojnë në shkollë për të mësuar, jo për të lënduar të tjerët.
7-Mësojini se si të jenë më të mirë, të dashur dhe të respektuar, me ata që rrinë larg grupit të klasës.8-Mësojini ata të përfshijnë fëmijët që qëndrojnë dhe hane bukën e tyre(ndoshta pa asgjë)në kembe, në nje cep të shkollës apo klasës,për mos u parë nga shokët e tyre.
9-Kujtojuni atyre se ka rëndësi shumë komunikimi dhe se sjellja e tyre do të ndikojë për një botë më të mirë.EDUKIMI FILLON NË SHTËPI!!!