Policia Rrugore e Tiranë dhe ajo e Rendit ka dalë në gatishmëri prej mëngjesit të sotëm për shkak të fluksit të lartë të mjeteve në qarkullim, duke qenë se kjo e hënë e 12 shtatorit përkon dhe me nisjen zyrtare të vitit të ri shkollor.
Dhjetëra efektivë dhe patrulla të lëvizshme janë vendosur në rrugët kryesore të kryeqytetit, pranë shkollave dhe në kryqëzimet kyçe të Tiranës ku trafiku ka qenë shumë i ngarkuar.
Së fundmi, një efektive e Rrugores e ndodhur pranë Rrugës së Kavajës ka bërë një gjest të veçantë, teksa ishte në shërbim duke marrë vëmendjen e shumë kalimtarëve.SHIH VIDEON
Siç shihet dhe nga video, efektivja ndihmon një grua me probleme me këmbët që të fytet në taksi dhe më pas vazhdon normalisht shërbimin. Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale nga pedagogu dhe sipërmarrësi Isidor Koti.
“Megjithë problemet e panumërta, duhet pranuar që niveli etik dhe profesional i brezit të ri të policisë është në parametra evropianë. Pavarësisht si trajtohen…
Gjesti i kësaj policeje sot te rruga e Kavajës, duke ndihmuar të hypte në makinë një zonjë (me probleme me këmbët) më la shije shumë të mirë. Kështu e duam policinë, në shërbim të qytetarëve! BRAVO”, shkruan ai.