Pas qëllimit të perëndimit në zgjidhjen e çështjes së Kosovë, ofertë të cilën presidentit Vuçiq iu prezantuar nga emisarët evropian edhe Lajçak e ka quajtur armaturë të re në bisedime të Brukselit që do duhej të sillte shpejt zgjidhjen përfundimtare në lidhje me Kosovën, mund të fshihet modeli i dy gjermanive, përkatësisht qëndrimi se Beogradi të pranoj ekzistimin e shtetit të Kosovës, por jo edhe ta pranoj pavarësinë, shkruan “Novosti”.
Kështu flitet në opinion rreth asaj se çka sollën i dërguari special për dialog Lajçak që ishte “përforcuar” me këshilltarët e Sholc e Makron, Pletner e Bode. Ndërsa rreth asaj se cila do të jetë përgjigja e Serbisë, të martën para deputetëve të Kuvendit të Serbisë do të flas presidenti Vuçiq në mbledhjen e veçantë për Kosovën.
Sipas vlerësimeve të ish-ministrit të punëve të jashtme dhe ambasadorit Zhivadin Jovanoviç armatura e re mund të jetë aplikimi eventual i konceptit të dy gjermanive me të cilën Serbia nuk e pranon Kosovën, por duhet të pajtohet me anëtarësimin e saj në OKB dhe organizatat tjera ndërkombëtare:
“Ata llogarisin se mashtrojnë Serbinë me atë se nuk ka njohje formale, as me shkrim as me zë të pavarësisë së Kosovës, por hyrja e saj si shtet në organizatat ndërkombëtare do të thotë humbje e territorit. Duhet qartë tët huhet se mbrojmë integritetin dhe Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë , neutrale sipas pozitës ushtarake dhe me të drejtë në raporte strategjike me Rusinë edhe Kinën” tha ai.
Ai shtroi pyetjen se ku ka barazi në BE, nëse nga 27 vende anëtare të BE-së, vetëm Franca edhe Gjermania e “përforcojnë” angazhimin e Lajçakut.
“Në pyetje është promovimi i politikës gjeo-strategjike të Gjermanisë dhe Franca këtu është si vëlla i vogël, apo mbajtës kohe (sekondant) i Gjermanisë. Sepse Gjermania nuk ka kredibilitet këtu siç ka Franca. Por Makron këtë miqësi po e shtrin si urë për ekspansionin e politikës gjeo-strategjike gjermane dhe kjo nuk është rol i ndershëm që luan Franca”, tha Jovanoviç.
Sipas ish-kreut të Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë Drecun nga Beogradi do të kërkohet pranimi i “ekzistimit të shtetit të rrejshëm të Kosovës dhe në këtë moment nuk kërkohet njohja direkt sepse të gjithë në perëndim edinë se kjo nuk mund të arrihet”.
Drecun po ashtu është i mendimit se në lojë është opsionin i ngjashëm me “dy gjermanitë”.
“Me këtë, perëndimi mund të kundërshtoj presidentin rus Putin dhe të thotë se nuk ka presedan kur flitet për Kosovën, por kjo çështje është e mbyllur. Beogradit do i ofrohej versioni i shkurtër i asociacionit të komunave, që ka të bëjë vetëm me katër komunat në veri dhe mbrojtja e SPC dhe përshpejtimi i euro-integrimit”.
Në anën tjetër ministria e mbrojtjes së Kosovës ka kumtuar se çmon mbështetjen financiare ushtarake amerikane, por nuk di sa do merr nga ajo ndihmë nga 2,2 miliardë dollarë sa njoftoi Departamenti i Shtetit se do ndahen për Ukrainën dhe vendet që rrezikohen “nga ndikimi rus”. Këto mjete parashihet të shfrytëzohen në transformimin e FSK në Ushtri të Kosovës, që është në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare shkruan gazeta “Novosti”.