




Ish-kryediplomatja shqiptare, Majlinda Bregu është vënë në shënjestër të kritikave në Twitter, pasi në një postim iu referua Kosovës me fusnotë. E ndaj këtij veprimi natyrisht që reagoi ashpër edhe gazetarja nga Kosova, Arbana Xharra.
Madje, si duket Bregu nuk i ka duruar kritikat e Xharrës dhe ia ka bërë bllok asaj në Twitter, përcjell “Bota sot”. Mirëpo,sipas Xharrës “-i duket më lirë ta fshijë një shqiptare të RK se sa të prishet me serbët”.
Postimi i plotë





Zonja Bregu, në vend se të kërkojë falje se përdor fusnotën mbi emrin e Kosovës për t’i hy në qejf Vuçiçit dhe ish gjenocidashëve tjerë serb, ajo ma bën mua bllok -i duket më lirë ta fshijë një shqiptare të RK se sa të prishet me serbët.