Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka uruar dy pjesëtarët e Forcës e Sigurisë së Kosovës për diplomimin nga kurset e sulmit ajror në SHBA. Garda Nacionale e Iowa-s, ka postuar disa fotografi gjatë stërvitjeve në kursin e sulmit ajror.
“Na ndihmoni të bëjmë një urim të madh për ushtarët që diplomuan nga kurset e sulmimit ajror dhe Pathfinder këtë mëngjes! Një thirrje e veçantë shkon për dy miqtë tanë nga Kosova të cilët u bënë anëtarët e parë të Forcës së Sigurisë së Kosovës që fituan krahët e tyre në SHBA”.