




Ish-kryediplomatja kosovare Meliza Haradinaj i ka reaguar ambasadorit serb në ShBA, Marko Gjuriq, rreth dënimit me 8 muaj burg të serbit Nikola Nedeljkoviq nga Gjykata Themelore në Prishtinë për shkak të nxitjes së urrejtjes ndër-etnike.
Meliza Haradinaj ia ka kujtuar Gjuriqit se Serbia e mban të burgosur për gati tre vjet Nezir Mehmetajn vetëm se kaloi tranzit nëpër Serbi.





“Çka për Nezir Mehmetaj, që mbahet ilegalisht për gati tre vjet në burgjet e Serbisë vetëm pse ishte shqiptar i Kosovës dhe shfrytëzoi Serbinë si rrugë tranzit për në BE? Serbia duhet menjëherë të ndalojë përdorimin e kriterit etnik(Shqiptar dhe Kosovar) si kualifikim për persekutim dhe diskriminim”, ka shkruar Haradinaj në replikën e saj në Twitter ndaj ambasadorit serb Gjuriq.
Dënimin për nxitje të urrejtjes ndaj Nikola Nedeljkoviqit në Gazimestan, Gjuriq e ka cilësuar si “të motivuar etnikisht”, shton se “është persekutim ndaj serbëve”.