




Nesër derisa kyreministrja e Serbisë, Ana Bernabiq do ta vizitoi Kosovën, zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi bashkë me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci do ta vizitojnë Luginën e Preshevës, shkruan Periskopi.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për medie nga zyra e kryeministrit.
Kujtojmë se Bërnabiq vjen në Kosovë pasi institucionet e vendit i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së saj.
Njoftimi i plotë:





Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, vizitojnë Luginën e Preshevës, ditën e hënë, datë 05.09.2022. Më poshtë, agjenda e takimeve në kuadër të kësaj vizite:
10:30 – Takim me Këshillin Kombëtar Shqiptar
11:15 – Takim me Deputetin z. Shaip Kamberi
12:00 – Takim me krerët e Komunës së Bujanocit
12:45 – Vizitë në Shkollën Fillore ‘’Muharrem Kadriu’’ – Tërnoc
14:50 – Vizitë në Shkollën Fillore ‘’Ibrahim Kelmendi’’ – Preshevë
15:00 – Drekë Pune me liderët politik të Preshevës
17:30 – Takim me Shoqata, Biznese dhe Personalitete të Shquara – Hotel Rozafa Bujanoc