Muriqi:”Turqia do ju kthejë emrin e nderit shqiptarëve!”

Paramendoni sikur një politikë e tillë të ishte vendosur në fillim të Mileniumit, sot Shqipëria do ishte padyshim antare e Bashkësisë Europiane, dhe çështja e Kosovës do kishte përfunduar me kohë..

Të njëjtën strategji e zbaton Vuçiç, i cili luan kartën ruse në baraspeshë me Bashkësinë Europiane.

Por, në fakt Serbia nuk parashikohet si potencialisht e rrezikshme, për arsye historike, sepse serbët dy herë tradhtuan suset në shekullin e fundit! Po ashtu edhe Greqia, e cila nuk mund të llogarit në ndihmën ushtarake ruse në asnjë situatë!

Ndihma ruse ndaj Serbisë është e kushtëzuar, këtë e vërejnë edhe krerët e BE-së, Washingtonit dhe Londra, andaj Serbisë i duhet përkushtim dhe kohë të gjatë për t’a fituar besimin e Federatës Ruse, e cila është brilante në politikën e jashtme dhe veprimet e saja strategjike.

Në rastin e Shqiperisë, çdo vizitë e krerëve shqiptar në Ankara dhe Stamboll i shqetëson dhe i trazon disa shtete europiane!

Ata janë të vetëdijshëm se ndihma turke në fushën e diplomacisë dhe teknologjisë ushtarake ndaj shqiptarëve nuk kushtëzohet me asgjë, prandaj shqetësohen nga ndihma e cila nuk kushtëzohet, sepse ajo ndihmë e cila nuk kushtëzohet, ajo nuk ka shkëputje, ajo ka rrënjë të thella në 5 shekuj mbrapa dhe bartë fshehtësi historike!

Unë gjatë kohë nuk e kam kuptuar përse BE-ja nuk e integroj Ballkanin perëndimor siç e integroj Rumunin dhe Bullgarinë e korruptuar e skandaloze në këtë Union!?

Shumë me vonë e kuptova se arsya e vetme ishte kontratat 99 vjeçare që kanë të bëjnë me ish vilajetet e Perandorisë Osmane në territoret ballkanike!

Tash dikush duhet t’a këtë informuar Mister Ramën dhe ai duket të jetë në ofensivë totale finale!

Edhe më shqetësuse për BE-në është takimi i paralajmëruar Biden – Erdogan në korrik, sepse Ai takim do të jetë me rëndësi historike dhe Aty ka mundësi të kuptohet me shumë, fati i Ballkanit perëndimor, influenca Ekonomike mbi pasuritë e këtyre vendeve që ju skandojnë kontratat e vjetra!

Rruga diplomatike i Edi Ramës ndaj Brukselit, nuk ishte e pa paramenduar! Një sinjal i qartë se influenca europiane nuk do të tregtoj me fatin dhe ardhmërinë e shqiptarëve; shqiptarët tash janë në tryezën e bisedimeve, jo si vëzhguse, por si vendimtar në procesin e politikave integruese Perendim-Lindje.
Edi Rama i suksesshëm në politikën e jashtme, në politikën e brendshme i diskutuar me gabime (ngritje e renie), sidoqoftë nuk ka opsion tjetër Shqipëria, kandidatët tjerë, janë të dobët dhe nuk krijojnë përshtypje as aftësi udhëheqese…

Mbi të gjitha kjo vizitë e tij, u shoqërua me marrveshje në nivelin kulturor të ministrive, dhe ne nivelin e marrëveshjeve në teknologjinë ushtarake të sigurisë së territorit, shqiptar.
Më në fund Shqipëria dhe Kosova, do jenë fuqi Ballkanike në monitorimin e qiellit përmes droneve ( Bayraktar, Kargu, Alpagu, Togan, Akinci, Simsek)! Turqia do ju kthej emrin e nderit shqiptarve ( shqiponjat do të fluturojnë prap në qiellin e shqiptarisë), keto janë shqiponjat e Mileniumit të pajisura me teknologji super moderne me influenca intelegjente operuse, me rreze të gjata vrojtimi dhe monitorimi, ashtu siç ishte Syri i shqiponjës) perandoria e “Droneve shqiptare” që do të jenë pjesë e Akademisë dhe kadetëve të regrutuar nga specialistët turq, do të shtrihet nga Joni deri tek Alpet e Austrisë, shtete Ballkanike as që do t’i kuptojnë lëvizjet e tyre dhe monitorimin e tyre.

Edhe Manovra ushtarake në Shqipëri ishte një signal i qartë i Washingtonit ndaj Brukselit, se Shqiperi dhe Kosove do bashkohen nën flamurin e formacioneve dhe teknologjisë ushtarake si pjesë e Natos, pjesëmarrja e FSK-se në keto Manovra ushtarake ishte një kapitull i ri në ardhmerine e shqiptarëve në Ballkan”.

Shkumbin Muriqi