




Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë se kryeministri Albin Kurti, do të mbahet në mend për hapjen e Kosovës ndaj Serbisë.
Haziri thotë se kryeministrat tjerë e kanë hapur Kosovën ne raport me Shqipërinë, me Maqedoninë e Veriut e me Malin e Zi.
Postimi i Hazirit:





Kryeministri Kurti do të mbahet në mend për hapjen e Kosovës ndaj Serbisë
Të gjithë kryeministrat tjerë e kanë hapur Kosovën ne raport me Shqipërinë, me Maqedoninë e Veriut e me Malin e Zi.
Ndërsa, i vetmi që e ka formalizuar hapjen totale ndaj Serbisë është Albin Kurti sepse të gjithë qytetarët e Kosovës të pakicës serbe të cilët kanë dy shtetësi, tani do t’i përdorin letërnjoftimet serbe për hyrje/dalje në të gjitha vendkalimet kufitare.





Kjo është ajo situata win-win që edhe Prishtina ndihet fituese në këtë marrëveshje sepse lehtëson hyrje-daljet e qytetarëve, e po ashtu edhe Beogradi ndihet fitues sepse ka detyruar që qytetarët e Kosovës të pakicës serbe kanë të drejtë ta kenë letërnjoftimin e Serbisë dhe të hyjnë e të dalin me dokument të Serbisë e jo të Kosovës.
Pra, ky kryeministër e kjo qeveri kanë trajtuar e vazhdojnë të trajtojnë çështje teknike në dialog, e duke i përjashtuar çështjet politike.