




Në pyetjet e gazetarës gjatë konferencës për media të kryeminsitrit Kurti se si e shihni vizitën e Bërnabiqit në Kosovë, dhe a do të shkoni në vizitë në Luginë të Preshevës, kryeministri Kurti i është përgjigjur:
“Bërnabiqi le të hyjë në Kosovë me letërnjoftimin e autoriteteve të lëshuara në Beograd dhe le ta shohin se gjithçka po funksionon si një shtet demokratik që është një shtet më demokratik dhe më i pavarur se Serbia”,





“Agjenda Qeveritare qysh me herët ka parapare vizitën ne Presheve dhe ministrat e Qeverisë të hënën do të shkojnë në Luginën e Preshevës. Serbia kur e ka kuptuar vizitën e ministrave tone atje ka bërë kërkesë për vizitën e Bërnabiq në Kosovë. Unë normalisht se do të shkojë një ditë në Preshevë, por këtë nuk e bëjë si kundërpërgjigje”, tha Kurti. /n’zë/