Ishin takuar për të diskutuar në lidhje për arsimin në Kosovë, dhe grevën që po mbahet, Memli Krasniqi dhe Rrahman Jasharaj, por pas takimit ata sulmuan kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi dhe Rrahman Jasharaj, ishini dakorduar që pas takimit që kishin, të deklarohen së bashku para mediave.
Të dytë deklaruan se nuk do ta lejojnë që në Kosovë të ketë qasje diktatoriale.
Kështu ata iu referuan kryeministrit, Albin Kurti.
“Qëndrimin ynë si PDK është i qartë, dialogu social nuk duhet të ketë alternativ sepse vetëm përmes dialogimit duhet të gjejmë zgjidhje. Nuk ka vend për qasje diktatoriale në Kosovës. Nuk mund të sillet qeveria ndaj mësuesve me këtë arrogancë të paparë ndonjëherë në vendin tonë”, tha ai.
Kurse, Rrahman Jashari i cili ka thënë se nuk do ta lejojnë që Kosova të bëhet shtet diktatorial.
Për këto deklarata drejtuar Albin Kurtit, ka reaguar veprimtari i LDK-së, Halil Geci. Ai thotë se, e quajnë diktator Albinin, ata që përmes vrasjeve duke shkelur mbi kufoma kanë ardhur në pushtet, njësoj si Stalini.
“E quajnë diktator Albinin, ata që për 20 vite s’kanë lënë gjë pa i bërë këti vendi, kanë vjedhur e plaçkitur dhe kanë vrarë këdo që kanë dashur, dhe s’ka guxua prokuror, as polic me i intervistuar, dhe thonin hetimet vazhdojnë. E quajnë diktator Albinin ata që tentuan ta ndajnë Kosovën, dhe po mos te ishte Albini, sot Kosova ishte ndarë dhe e shpërbërë, jo vetëm nga ura e Ibrit dhe katër komunat e veriut, por edhe në jug me 6 komunat e ndërtuara nga tradhtarët duke ja dërguar Rankoviqit amanetin në vend”, thotë Geci për gazetën “Bota sot”.
Ai ka kritikuar ashpër Memli Krasniqin për deklaratën që ia bëri Kurtit.
“Albinin e quan diktator pasardhësi i Hashim Thaçit, i biri i mulla Milazimit, shumë më i keq se vet Hashimi. Kjo i bien në gegërisht, shkon njëri e vjen tjetri, shumë ma qen i riu se i vjetri. Memli njihet si një servil i llojit të vet që sa herë vriteshin proamerikanët e LDK-së, ky i duartrokite, duke thënë hetimet vazhdojnë”, shprehet Geci.
Geci ka kritikuar edhe vet kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun.
“I thonë diktator Albinit “Lumi i rruar”, ai që së bashku me shefin e tij Isa Mutafeën, Lutfi Hazirin, Gimo mustaqin dhe gati krejt strukturën e kryesisë të LDK-së, duke iu bashkëngjitur me defatoret e tupangjitë, iu bënë argat dhe mbështetës të fuqishëm kryekriminelit Hashim Thaçit, atij që dyshohet në Hagë për vrasjen e proamerikanëve të LDK-së, dhe së bashku vodhën, plaçkitën dhe u bënë milioner, e disa edhe miliarder”, thekson ai.
Sipas tij, Thaçi dyshohet të ketë rreth 15 miliardë euro në bankat turke.
“Vetëm Hashimi dyshohet se në bankat e Turqisë ka të deponuara afro 15 miliardë, jo miliona, por 15 miliardë para të vjedhura nga Kosova e lodhur dhe e dërmosur nga lufta, hiç më pak se Hashimi dyshohet edhe Isa për plaqkë e hajni, së bashku me “Lumin e rruar” dhe rrethin e tyre që u bënë argat dhe mbështetës të SHIK-ut dhe UDB-së, që e dëmtuan Kosovën me marrëveshje të kqija dhe e sollën Kosovën gati deri te falimentimi, kurse LDK-në në 12%, ky është Arpanxhiku që mendon se me ardhjen e tij e ka rritur LDK-në. Të kallxoj në zgjedhjet nacionale, edhe 2 vjet janë mbetur dhe e shef rezultatin ti o Lum Lumi dhe mbështetësit tu, që su ndat asnjëherë me kolicione me PDK-në dhe SHIK-un”, thekson Geci.
Sipas tij, Albinin po e quajnë diktator ata që arsimin e kanë shnëdrruar në fabrikë të analfabetëve.
“Ata kanë prodhuar mësues analfabet, juristë analfabetë, ekonomistë analfabetë, profesor alfabet, dr. shkencash analfabetë, ku sot sipas testit të PISA-s, mësuset dhe profesorët analfabetë kanë nxjerrur nxënës analfabetë”, pohon ai.
Ai shton se rezultati sipas PISA-s ¾ e fëmijëve të Kosovës kanë dalur analfabetë.
“Ta kërcënosh Qeverinë me rrënim të shtetit është një turp që ty Rrahman Jashari i ri po ja kryen amanetin Rrahman Morinës së vjetër, e Millosheviqit të ri Vuçiqit. Të ia bëni gjithë këto dëme arsimit, t’i mbyllin shkollat e t’i përzëni fëmijët nga shkolla për 100 euro kjo ka ndodhur veç në kohën e Millosheviqit, kjo s’ka pardon për ty Rrahman Agaj, as për ju opozitaret e që me përpikëri po ja zbatojnë marrëveshjet e shërbimeve për të cilat keni punuar gati dy dekada e gjysmë duke vrarë proamerikanë me porosi, dhe duke shkatrruar gjithçka që e ngrit nivelin arsimor e kombëtarë”, thekson ai.
Geci pohon se nëse doni me shaktërru një popull, atëherë shkatërroja arsimin.
“Disa nga ju opozitarët e keni bërë këtë duke mërrë tituj universitar e që nuk ja dini as derën e fakultetit, e mos të flasim çka keni në kokën e juaj, këte e ka marrë vesh e gjithë dynjaja. Ju opozitar të pa besë e tradhtarë që 20 vjet e keni goditur këtë pikë, duke prodhuar analfabetë, dhe duke iu dërguar perëndimit punëtorë krahu. Një lutje për arsimtarët kthejuni mësimit e mos bini pre e opozitarëve Shikista, ndoshta po prisni që të intervenon Putini përmes sekserëve të tij Vuçiqit, dhe Edi Ramës, por një dijeni se kjo është shumë vonë, unë kam më së shumti mësus dhe arsimtarë në shtëpinë time, por nuk ju shkon fjala duhet të heshtni”, përfundon Halil Geci.