




Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami përmes një postimi në Facebook i është drejtuar Kurtit duke i thënë t’u kërkojë falje punëtorëve të krahut që siç u shpreh ajo “i quajte analfabetë”.
Bajrami është shprehur se këta punëtorë të krahut e kanë mbajtur Kosovën.





” Kryeministër, kërkoju falje punëtorëve të krahut që i quajte analfabetë. Kryeministri i quajti analfabetë punëtorët e krahut që punojnë jashtë Kosovës. z. Kurti tha se shkaku se po dalin analfabetë nga shkolla po shkojnë punëtorë krahu në Gjermani. Këta punëtorë të krahut e kanë mbajtur Kosovën. Ata nuk janë analfabetë”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, ky reagim vjen pasiqë Kurti në konferencën e sotme tha se kur nuk nxjerr kuadro të mira arsimore, atëherë prodhon ose njerëz për asistencë sociale ose punëtorë krahu në Gjermani.