Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani ka akuzuar pushtetet e vjetra duke thënë se në 20 vjet pati korrupsion, ku përfituan shoqëria civile, sindikatat e media.
Përmes një shkrimi në Facebook, Zogiani tha se ata që nuk kanë mundësi tashmë me ‘gërrye’ sektorin publik janë bërë bashk që ta luftojnë këtë qeveri që ua këputi këtë mundësi.
“20 vjet korrupsion, ku thithen shoqeria civile, sindikatat, mediat, politikanet mrizues, nje pjese e bizneseve (shume prej tyne te krijume nga politika), artista- hajgarexhinj! Vetem nje indikator nese e shofim, e kupton çka i bene ata sektorit publik:
E moren Telekomin me 200 milione euro kontribut per buxhetin e vendit, e sollen ne gjendje per t’mos pasur pagat per punetoret! Po behen gati dy vjet qe keta e humben mundesine me e gerrye sektorin publik per me mbush’ gryken e vet! Natyrisht qe do bashkoheshin te gjithe me luftu’ qeverine qe ua keputi kete mundesi! E per kte nuk zgjedhin mjete!”, tha ai.
Madje ai thotë qëllimi i tyre është që ta kenë një pushtet që iu mundëson atyre që të vjedhin më shumë.
“Eshte kaq e thjeshte, eshte kaq e tej-dukshme. Sot, ata qe e vodhen mundesine per paga me te medha per mesimdhenesit, ne luften e tyre per rikthimin e asaj politike, perdorin gjendjen e rende ekonimike qe e shkaktuan vete tu vjedh’ gjithçka, çka u doli perpara! Ne kete lufte ata jane te gjithe aleatë!
Mirepo, shumica e qytetareve e dijne se ata kane vetem nje qellim, vetem nje ide e ideologji. Ta kene nje pushtet qe iu mundeson me vjedh’ mâ shume!”, tha ai.