




Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Ҫitaku ka reaguar në Facebook, duke shkruar se ajo asnjëherë nuk ka abuzuar me fonde e as me pozitë.
Mirëpo, Ҫitaku shkruan se Kosova i ka dhënë gjëra që nuk blihen me para.
Andaj, ajo thotë se i është përjetë borxh Kosovës.
Postimi i plotë:





Unë, përfaqësuesja e regjimit të vjetër 😀
Asnjëhere nuk kam abuzuar me fonde, e as me pozitë. Nuk jam pasuruar financiarisht.
Po, mua Kosova më ka dhanë gjana të cilat nuk blihen me para. Ma ka dhënë nderin me e nënshkru deklaratën e pavarësisë. Ma ka dhënë nderin me shërby si deputete, ministre, ambasadore.
Ma ka dhanë nderin me qenë pjesë e proceseve shumë ma të mëdha se une vet. Andaj, përjetë i jam borxh, e përjetësisht do t’i shërbej.