Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, përmes një postimi në profilin e tij në ‘facebook’ thotë se është sharë rëndë nga një person me emrin Faik Thaçi.
Siç shkruan Basha, përmes një mesazhi në ‘facebook’ është sharë rëndë, derisa thotë se personi që e ka sharë tingëllon si ‘pedofil’ meqë ia ka sharë fëmijët.
Basha ka ftuar edhe autoritetet gjermane që të merren me personin në fjalë të cilit Basha i referohet si ‘pedofil’
Reagimi i plotë:
Po thotë “fmin ti qifsha.”
Po e baj publike këtë SHATIN sepse po tingëllon si PEDOFIL, edhe pse po doket që vet ka fëmijë. Për ditë shajnë e kërcënojnë, dhe rrallë herë i marr serioz, mirëpo në këtë rast duhet me ditë edhe familja vet, po edhe krejt ata që e rrethojnë me nejt larg ni njeri që lyp me q* fëmijë.
Gjithashtu do t’i informoj institucionet tona, e qe besa edhe te ato në Gjermani ku po duket që jeton, që le ta thirrin këtë pedofil!
Kurse anash kësaj, rrallë herë raportoj ofendime e kërcënime, sepse shumica janë hajgarexhi, por sa herë e kam ba, si ti thirrin policia palohen meniherë. Për gjynah t’vje qysh çojnë njerëz e kallzojnë që kanë gabu e lypin me i fal. Kështu që përmbahuni kapak kur kërcënoni se Facebook-u nuk është arenë me kallzu trimni