




Çmimet e karburantit kanë pësuar rritje në vendet e Evropës, për shkak të krizës si pasojë e luftës në Ukrainë. Në këto kushte, shoferët gjermanë janë duke e blerë naftën më shtrenjtë.
Mirëpo, në mes të gjithë kësaj, një mënyrë alternative transporti po shkakton të qeshura në internet dhe është bërë virale.
Nëna e dy fëmijëve, Nathalie Hirneise, 34 vjeçe, la makinën e saj dhe doli nga garazhi me makinën lodër të djalit, Mika, 5 vjeç.





“Ideja për videon më lindi teksa po mbushja makinën. Po ngacmon nervin e njerëzve”, thotë ajo.
“Që tani e tutje do të marr Bobbycar & Co për të ecur përpara… pyetja e vetme është nëse do të arrij ndonjëherë në destinacionin tim dhe gëzimi zgjat vetëm deri në faturën tjetër”, ka shkruar ajo. /abcnews.al