Ana Bërnabiq e ka të ndaluar të vizitojë Kosovën, Qeveria Kurti i dha leje të hyjë

Ndonëse kryeministrja e Serbisë Ana Bërbnabiq është e përfshirë në listën e të padëshiruarve, “non grata”, të cilët nuk mund të hyjnë, të vizitojnë apo të qëndrojnë në Kosovë, ajo të hënën më 5 shtator do të vijë për vizitë njëditore në Kosovë, më saktësisht ajo do ta vizitojë Mitrovicën Veriore, Zveçanin dhe Leposaviqin, kështu raportuan mediat serbe.

Por pavarësisht kësaj kryeministrja në fjalë siç duket ka marrur leje nga qeveria Kurti për të hyrë në Kosovë dhe për të bërë viziten e saj të parë në rolin e kryeministres së Serbisë, shkruan Periskopi.

Kujtojmë se në vitin 2019 më saktësisht, Ministria e Punëve të Jashtme, ministër i asaj kohe. Z.Behgjet Pacolli kishte hartuar një listë me emrat e personave dhe zyrtarëve, kryesisht nga Serbia, ku bënë pjesë edhe emri i znj. Bërnabiq, të cilët janë të padëshiruar të hyjnë në Kosovë.

Siç kanë raportuar mediat serbe ajo ta nisë vizitën e saj të hënën në mëngjes me Mitrovicë, ku do të vizitojë qendrën e parë multimediale në veri të Kosovës dhe Akademinë Shpirtërore.

Pas kësaj është planifikuar një vizitë në manastirin e Banjskës në komunën e Zveçanit.

Agjenda;

Në komunën e Leposaviqit, pasdite, Bërnabiq do të vizitojë familjen e vëllezërve Radosavljeviq, të cilët raportohet se janë zyrtarisht duke u zhvendosur në shtëpinë e re, të ndërtuar me mjete nga Qeveria e Republikës së Serbisë, përmes të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën.

Kryeministrja e Serbisë vizitën e saj në komunën e Leposaviqit do ta përmbyllë me një xhiro në një fermë familjare.

Ndërkaq nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë bënë të ditur se vizita e kryeministres serbe është paralajmëruar të enjten, më 1 shtator, 72 orë para vizitës dhe, siç theksohet, në përputhje me Marrëveshjen për Vizitat zyrtare.

“Vizita e kryeministres së Qeverisë së Republikës së Serbisë, Ana Bërnabiq në Kosovë ka për qëllim të përcjellë mesazhe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, në kuadër të të cilave është rruga e vetme për të arritur mbijetesën e serbëve në Kosovë”, thuhet në njoftimin e zyrës në fjalë./PERISKOPI