“Bukën prej goje e nxjerri ja jap ksaj, e du ma shumë se veten”, historia e dashurisë së mërgimtarit dhe gjermankës

Rasim Avdyli, tashmë emër i njohur për videot e tij në TikToK, i cili madje është duke u pëlqyer dhe komentuar mjaft shumë në këtë rrjet social.

48-vjeçari njihet për videot e tij me gruan e tij gjermane dhe dashurinë që ka për të.

Tu ble patika jemi njoftë, para 1 vit e gjysmë, ja kam marrë “Facebook”-un edhe prej atëherë jena bashkë”, tha Avdyli.

Mënyra se si ai e trajton të dashurën e tij gjermane ka bërë që të marrë vëmendjen e gjithë shqiptarëve në rrjete sociale.

“Bukën prej goje e nxjerri ja dha ksaj, e du ma shumë se veten”, shtoi ai.

Avdyli, shprehet se dashuria mes tyre është aq e fortë, sa që ai e ka bindur të dashurën e tij të ndërrojë edhe fenë.

Kjo pasi ajo e ka ndihmuar në momentet më të vështira të jetës.

“Kam pas probleme familjare, jam kanë keq, po kjo ma ka ndreqë jetën”, tha pos tjerash Avdyli.

Edhe pse dikur ishte i martuar me një shqiptare, një gjë të tillë shprehet se nuk do ta bënte asnjëherë.

“Nashta dikush munet, ama unë me shqiptare smuna me rrnu”, u shpreh mërgimtari.

Ndryshe, 48-vjeçari nga Mitrovica çdo ditë mëson të dashurën e tij të flasë gjuhën shqipe.