Gazetari dhe analisti Milaim Zeka, përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ka thënë se Astrit Dehari, me sakrificën e tij dhe shumë aktivistëve të tjerë të sinqertë, që vërtetë kanë qenë kundër dialogut me Serbinë, që vërtetë kanë qenë kundër marrëveshjeve të mëhershme, “Albin Aga” i shpërbleu duke u ba kryeministër.
“Albini, njeriu që rrejti dha mashtroi më shumë se çdo politikan. A thu çka kanë mu përgjigj përpara Astritit, jo vetëm Albini, po edhe ata që vërtetë besuan sikurse ai?!”, ka shkruar Zeka.
Statusi i tij i plotë:
A thu cila do ishte pergjigja a Albinit per Astrit Deharin?!Kjo foto eshte e Astritit. Me sakrificen e tije dhe shume aktivisteve te tjere te sinqerte, qe vertete kane qene kunder dialogut me Serbine, qe vertete kane qene kunder marreveshjeve te mehereshme, Albin Aga u ba kryeminister.Albini, njeriu qe rrejti dha mashtroi me shume se çdo politikan.A thu çka kane mu pergjigj perpara Astritit, jo vetem Albini, po edhe ata qe vertete besuan sikurse ai?!Albini te ndane edhe me prinder, edhe me familjare te rrethit te ngushte. Ne hiptopizim, ua kalon te gjitheve…!!!Kujtojmë se kjo marrëveshje e arritur dje është pak a shumë ajo e vitit 2011, të negociuar atëbotë nga Edita Tahiri. Dallimi është se këtë herë, Serbia do t’ua vendosë nga një tekst të gjithë qytetarëve që e kalojnë kufirin me letërnjoftim të Kosovës, ku thuhet se Serbia nuk e njeh Kosovën edhe pse po lejohet lëvizja e lirë me letërnjoftime të lëshuara nga autoritetet e Kosovës.