




Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se KFOR-i dhe sipas tij me Marrëveshjen e Brukselit në veri të Kosovës ekziston një Drejtori Veriore, pa miratimin e të cilës nuk mund policët shqiptarë të hyjnë në veri të Kosovës, raporton B92.
“Lërini fëmijët e vegjël të luajnë pak, e të mendojnë se janë të fortë. Ne për hir të vetvetes e ruajmë paqen. Dhe ata nga KFOR-i shpejt ta shikojnë Marrëveshjen e Brukselit”, ka thënë Vuçiq.





Ai i është kundërpërgjigjur edhe deklaratave të emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, që ka thënë se duhet të harrohet narrativa “Kosova është Serbi”.
Vuçiq ka thënë se si president i Serbisë nuk mund ta harrojë se “Kosova është pjesë e Serbisë”.
Ndërsa ai ka shtuar se për këtë ka mbështetjen e shumicës së botës dhe kjo është arsyeja pse Kosova nuk po mund të bëhet pjesë e Interpolit dhe OKB-së.





“Në këtë moment në sirtarin tim dhe sirtarin e ministrit të Jashtëm janë shtatë dokumente nga tërheqja e njohjes. Ata po punojnë vazhdimisht që t’i njohë Vietnami e Kenia. Ne kemi punuar. Kemi qenë të suksesshëm, nga katër tërheqje të njohjeve e kemi rritur numrin në shtatë”, ka thënë Vuçiq.