




Ish-ministri i Integrimeve Evropiane i Kosovës, Blerim Reka, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet hyrëse-dalëse.
Reka përmes një postimi në Facebook ka thënë se pas 27 gushtit, dialogu i Brukselit më nuk do të jetë i njëjtë.
Ai shtoi se bisedimeve asimetrike i ka skaduar afati i përdorimit.





“Reciprociteti i zbatuar me 31 gusht nga Kosova, pra e detyroi Serbinë që të anulojë vendimin e saj për mosnjohjen e dokumenteve të Kosovës. Nga sot ai mori vulën Euro-Atlantike. Nëse reciprociteti u pranua për çështje teknike, nuk mund të paramendohet mospërfillja e tij, për çështjen thelbësore: marrëveshjen juridikisht obliguese për njohjen reciproke midis dy shteteve sovrane. Duket hap i vogël teknik, por i madh substancial.Pas 27 gushtit 2022, Dialogu i Brukselit nuk do të jetë i njejtë. Bisedimeve asmiterike u skadoi afati i përdorimit.”, shkroi ai.