




Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet hyrëse-dalëse.
Sipas tij, ky është një lajm i bukur, dhe ka uruar të dyja shtetet për marrjen e këtij vendimi.
Ndërsa, Rama shpreson që ky zhvillim ta çojë dialogun në një nivel të ri, duke e cilësuar humbje kohe që të mos arrihen marrëveshjet kaq lehtë si kjo që ndodhi të shtunën.
“Lajm i bukur zgjidhja me dialog e çështjes së lëvizjes së lirë mes Serbisë e Kosovës, e bashkë me urimet për të dy palët uroj që ky zhvillim ta çojë dialogun në një nivel të ri, për të mos humbur kohë dhe energji pafund në arritjen e gjërave kaq thjeshtësisht logjike sa kjo sot”, ka shkruar Rama në rrjetin social Twitter.
Lajmin se është arritur një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, për dokumentet hyrëse-dalëse për qytetarët e Kosovës, e ka bërë të ditur përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
“Sipas Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e letërnjoftimeve të Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e letërnjoftimeve serbe”, ka shkruar Borrell.





Po ashtu, ai ka thënë se serbët në Kosovë tani si të gjithë qytetarët e tjerë do të udhëtojnë lirshëm ndërmjet dy shteteve, duke përdorur letërnjotimet e tyre.
Ndërsa, Borrell ka treguar se vendimin për këtë zbatim të marrëveshjes BE-ja e ka marrë edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.dugagjini