Lista Serbe është e gëzuar me marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dokumenteve hyrëse-dalëse.
Në njoftimin e bëre nga partia, ata theksojnë se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për serbët që jetojnë në veri.
Ata po ashtu falënderojnë Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për marrëveshjen e arritur.
“Për serbët që jetojnë në Kosovë, kjo është e një rëndësie të paçmueshme, sepse populli ynë e di më së miri se sa netë pa gjumë, shqetësime dhe ankthe janë prapa nesh, ndërsa përballemi me 1 shtatorin dhe masat e shpallura të njëanshme nga Prishtina, së bashku me tensionet e shtuara në veriu i krahinës. Me këtë marrëveshje dhe garancitë shtesë që presidenti Vuçiç tregoi me qëndrimin e tij të vendosur dhe të palëkundur në mbrojtjen e interesave kombëtare, mbi të gjitha të serbëve nga Kosova të drejtat tona për të jetuar me dinjitet dhe liri në vatrat tona janë të mbrojtura”, shkruan Lista Serbe.
Siç shtojnë ata, kjo marrëveshje siguron që askush nuk mund t’i prekë letërnjoftimet e serbëve nga Kosova.
Sipas Listës Serbe, kjo konfirmon prezencën e institucioneve të shtetit serb në territorin e Kosovës
Në deklaratë, ata shtuan po ashtu, se nuk do t’i pranojnë targat RKS, shkruan KosovoOnline.
“Ju kujtojmë se serbët e Kosovës kërkuan dhe morën garanci nga presidenti Vuçiç se askush nuk do të na dëbojë nga pragu dhe sot dëshmojmë se vendi ynë dhe presidenti e kanë përmbushur atë premtim. Nuk ka dyshim se atje janë shumë sfida përpara nesh, por ne serbët nga Kosova po i themi se nuk do të lejojmë as heqjen e targave KM të shtetit të Serbisë dhe se do të vazhdojmë të insistojmë në këtë dhe t’i japim mbështetje të plotë lidershipit tonë, në të gjitha betejat diplomatike që na presin për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në këto zona”, ka përfunduar Lista Serbe.
Çfarë marrëveshje u arrit?
Në fakt, nuk është arritur një marrëveshje e re, thjesht ka zotim se tash e tutje do të respektohet marrëveshja e vitit 2011 për Lëvizje të Lirë e cila parashihte që qytetarët e dy vendeve do lëvizin nga njëri shtet në tjetrin vetëm më karta identiteti.
Problemi ishte se Serbia nuk e aplikonte ashtu si ishte arritur marrëveshja dhe u lëshonte kosovarëve edhe nga një letër të bardhë për hyrje/dalje.
Kosova nuk e bënte të njëjtën. Siç ishte shpjegimi atëherë, shteti i Kosovës kishte refuzuar të bëjë për shkak të mos detyrimit të shqiptarëve të Luginës për një letër të tillë.
Por, ka shumë mundësi që nuk bëhej edhe për shkak të rebelimit që do të mund të ndodhte nga ana e serbëve të Kosovës.
Kryeministri aktual, Albin Kurti, vendosi që ta vë në funksion këtë letër të bardhë, nëse Serbia vazhdon me të njëjtën.
Marrëveshja tash është që Serbia do të heq dorë nga ajo letër dhe Kosova s’do të ketë nevojë ta impelemntojë fare.
Por me targat?
Me targat nuk është arritur ndonjë marrëveshje akoma. Atyre do të vazhdohet t’u vendosen ngjitës në vendet ku janë emblemat e shtetit dhe shkronjat dalluese të republikave.
Përse në Kosovë po festohet nga qeveria si fitore?
Sepse po nënkuptohet si detyrim i Serbisë për të hequr dorë nga ajo letra e bardhë që e kishte implementuar një anshëm.