Ekskluzive/Si e lanë hajnat e PDK’së pa rrymë Kosovën

Ishte viti 2008. Procesi i ndërtimit të Termocentralit Kosova C me kapacitet prej 2100 Megavatësh në orë po bëhej gati të fillonte.

Projekti përkrahej nga Banka Botërore, Bashkimi Evropian dhe të gjithë akterët. Kosova po përgatitej të bëhej superfuqi energjetike.

Ishin në garë 4 konzorciume me renome botërore. Tê favorizuar ishin gjigantët e Gjermanisë, RWE.

“I kemi 4 miliardë euro të gatshme për Kosovën”, thoshin në RWE.jo

Pritej vetëm shpallja e fituesit dhe nënshkrimi i kontratës. Termocentrali do të fillonte punë nga fundi i 2012’tës. Po të fillonte, sot do të mbushte plot 10 vjet.

Për fatkeqësinë e Kosovës, pikërisht atë fillimvit ishte ndërruar qeveria. Hashim Thaçi ishte promovuar si kryeministër.

Pas shpalljes së pavarësisë, gjithçka filloi ta bënte mbrapsht. Përzuri një nga një të gjitha kompanitë globale. Pastaj, nisi projketin nga fillimi. Ia ndërruan edhe emrin.

Tashme Termocentrali do të quhej Kosova e Re, ndërsa kapaciteti ishte katërfish më i vogël. Ishte zvogêluar në 500 Megavatë dhe po negoviohej me një konpani e cila në Amerikê konsiderohej si trafikë, Contour Global.

“Do ta ndërtojmë me Amerikanët”, luante lojën Thaçi. I njëjti kishte përzën dy kompani amerikane gjigante që ishin në garë, General Electric, mē e rëndësishmja në historinë e elektricitetit, e themeluar nga shpikësi i elektricitetit, Tomas Edison. Ishte eshe AES, një kompani tjetër e madhe. Contouri ishte trafikë për to.

“Pse u larguat nga Kosova”, e pyetën në një ndejë private një nga anētarēt e bordit të RWE’së. “Sepse donin të na korruptonin, kërkonin shumë para”, i përgjigjej ai.

Projekti Kosova e Re ishte përshtatur komplet nevojave dhe dëshirave të Hashim Thaçit. Kompania do ta ndërtonte termocentralin me kredi që do tia garantonte shteti i Kosovës, do t’ia shiste rrymën komplet, me garantim qytetarëve të Kosovës me çmim gati trefish më të lartë se termocentralet e KEK’ut dhe do të zhvaste kosovarēt e shkretë për operimin e saj me 5 miliardë euro.

Në fund dështoi edhe ai, duke e lënë Kosovën në terr. Sot, po të nênshkruhej kontrata për Kosovën C, vendi do të ishte shumë më pak i ndotur dhe shumë, shumë më i pasur. Me çmimet prej 700 euro për mevagat/orë, nëse do të ishte në sistem edhe Kosova B, ne aktualisht do të ishim duke shitur mbi 1500 megavat në orë ose duke i fotuar si vend mbi 1 milionë euro çdo orë, rreth 25 milionë euro në ditë ose mbi 500 milionë euro në vit.

Në vend të saj, ne paguajmê kosto marramëndëse të importit dhe jetojmë me reduktime.

Korrupcioni kushton, shumë madje!/Kosova ime