Një zbulim i tille pritej, por tashmë është edhe i zyrtarizuar. Gjigantët e energjisë, Italiania ENI dhe francezja Total kanë deklaruar se kanë zbuluar një burim të madh gazi, në thellësitë e Mesdheut.
Sipas kompanive, i cili ndodhet rreth 160 kilometra larg nga brigjeve të Qipros, ka një kapacitet shumë të madh.
Sasia e zbuluar deri më tani, 70 miliarda metër kub, përfaqëson afërisht konsumin italian në një vit, por ekspertët thonë se kjo është vetëm sasia fillestare, i një territori ku kufijtë ende nuk janë përcaktuar mirë.
Burimi shton rëndësinë e gjithë asaj zone, që po shndërrohet në një nga më të rëndësishmet nga në betejën për përvetësimin e burimeve natyrore, veçanërisht tani që “rubinetet” ruse po mbyllen ose kushtojnë shumë herë më shumëse para fushatës ushtarake së Moskës kundër Ukrainës.
Zbulohet burimi gjigant i gazit në Mesdhe, pse mund të përfitojë edhe Shqipëria
Po në të njëjtën zonë, midis Qipros, Turqisë dhe Izraelit është pikasur një tjetër burim gjigant, edhe më i madh se ky i fundit, i quajtur Leviathan, si përbindëshi biblik.
Ose si burimi Zohr, në afërsi të Egjiptit, që dëshmon se Mesdheu mund të jetë në perspektivë shpëtimi i Europës nga varësia ruse.
Por mund të jetë edhe zanafilla e tensioneve të reja, me Turqinë që pretendon pjesën më të madhe të këtyre burimeve. Por gjasat janë që logjika tregtare do të mbizotërojë, me projekte ku Shqipëria mund të përfitojë në mënyrë direkte.
Bëhet fjalë për shembull për projektin e gazsjellësit East Med, që projektohet të përçojë për 2 mijë kilometra gazin e kësaj zone deri në Pulia të Italisë, duke iu bashkuar gazsjellësit TAP që kalon tashmë edhe në territorin tonë.