Dardan Molliqaj – Kryetar i PSD-së, ka thënë se është i zhgënjyer nga opozita në raport me reagimet e tyre karshi sjelljeve të Kryeministrit Albin Kurti në raport me dialogun me Serbinë.
Molliqaj fillimisht e ka cilësuar se Kosova nuk ka pasur dialog më të mbyllur e më jo demokratik sesa tani.
“Dialog më të mbyllur, më jo demokratik Kosova nuk ka pasë ndonjëherë…Këtu është problemi i opozitës parlamentare, dhe jam i zhgënjyer, ndonëse kam qenë shumë i kujdesshëm me ta, sepse janë duke i shërby Kurtit me këtë qasje”, ka thënë Molliqaj në Politiko.