Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se arsyeja pse kanë zbarkuar në Kosovë Escobar e Lajçak është siç e ka quajtur ai “budallakia e rrezikshme” e kryeministrit Kurti. Tutje, i pari i socialdemokratëve kosovarë deklaroi se sa herë që i duhet KFOR-it të intervenojë, i bie që aq herë cenohet sovraniteti i Kosovës.
“Sa herë që duhet KFOR-i ka me marrë situatën nën kontroll, pra kemi degradim të kontrollit dhe sovranitetit territorial. Kështu që vizita e Lajcakut dhe Escobarit në Kosovë po vjen prej budallakive të rrezikshme, tepër të rrezikshme të Albin Kurtit që procesin e Kosovës po e rrezikojnë”, ka thënë ai në Politiko.
Kujtojmë se pikërisht në këto momente, siç edhe ka raportuar Gazeta Nacionale, në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë, është duke u mbajtur takimi mes Opozitës dhe emisarit të presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.