




Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës me 10 gusht të këtij viti ka marrë vendim për rialokimin e më shumë se 1 milion 80 mijë eurove për disa projekte nëpër komuna të Kosovës.
Pjesë e këtyre investimeve gjenden katër komunat të cilat i qeverisë Lëvizja Vetëvendosje, Prizrenin, Podujevën, Kamenicën dhe Shtimen.
Hoxha përmes një shkrimi në Facebook tha se duhet të ia rikujtojmë Kurtit që nuk po i ndanë paratë e VV-së, port ë shtetit të Kosovës.





“D.m.th Kryeministri KURTI është hakmarrës i të gjithë qytetarëve që nuk mendojnë si ai. Gati se të gjitha komunave që nuk qeverisen nga LVV nuk u ndahet buxhet nga Qeveria KURTI. Është mirë me i’a kujtu KRYEMINISTRIT KURTI që nuk është t’u i nda parat e LVV-së por të shtetit të Kosovës”, tha Hoxha.