Aktori Fatmir Spahiu Bufi në një postim në Facebook ka rrëfyer përvojën e tij personale me kushtet e rënda me të cilat përballen spitalet nëpër gjithë Kosovën.
Ai ka treguar se si para dy ditësh daja i tij, momentet e fundit të jetës i ka kaluar duke u bartur me lese nga përdhesa për në katin e tretë të spitalit të Gjilanit, ku kishte shkuar për trajtim.
Gjithë kjo kishte ndodhur për shkak të prishjes së ashensorit në spital.
“Çka ndodh tash, në Spital lifti qenka i prishun qe sa ditë, dikush ju thotë që mundësia e vetme është duhet shkallëve të dërgohet në katin e tretë nga përdhesa. Dajtë, djemtë e dajave duke qenë familje e madhe mobilizohen dhe në mënyrë super primitive e dërgojnë në katin e tretë. Me lese të cilat paskan patur një mekanizëm i cili bashkonte dy pjesë në një dhe rreziku që të hapet e të bije pacienti ishin të mëdha, gjithsesi kjo punë ështe kryer nga familjaret, me sukses.
Daja mbërrin në katin e tretë dhe i vendosen përsëri pajisjet e nevojshme, monitorohet etj, përsëri me përkushtim solid të stafit mjekësor.
Pak para mesnate, të njëjtën dite, Daja ndërron jetë, dëshirë e Zotit”, ka shkruar aktori, postimin e plotë të të cilit mund ta lexoni më poshtë: