Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Behrami, po thotë se atë që s’ka arritur t’ia bëjë Kosovës Serbia tash e 20 vjet, po ia bën ministrja Donika Gërvalla për dy vjet.
Behrami thotë se Kosovës nuk i ka ardhur asnjë njohje, asnjë anëtarësim, asnjë investim e asnjë vizitë përmbajtjesore.
Sipas tij, Gërvalla ka heqë dorë nga politika e jashtme dhe se tashmë ka hyrë në fazën e fundit të shkatërrimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, shkruan Express.
“Atë që nuk ka arritur ta bëjë Serbia tash e dy dekada, po e bën Donika Gërvalla për pothuajse dy vjet.
Asnjë njohje, asnjë anëtarësim, asnjë vizitë përmbajtjesore, asnjë investim, asnjë…
Pasi ka hequr dorë nga politika e Jashtme, ajo tani ka hyrë në fazën e fundit të shkatërrimit të MPJ-së!”, ka shkruar Behrami.
Ai në fund thotë se të gjithë ata që po frikësohen dhe po heshtin brenda dhe jashtë MPJ-së janë bashkëpjesëmarrës në një “krim” të tillë.
“Të gjithë ata që po fikësohen, që po heshtin brenda dhe jashtë MPJ-së, duhet ta dijnë se janë bashkëpjesëmarrës në këtë krim!”, ka përfunduar Behrami./Express/