Gjigantët francez janë duke akumuluar humbje në secilin nga tri vitet e fundit
UEFA ka lëshuar një paralajmërim serioz për Paris Saint-Germain pasi që klubi francez ka thyer “Fer Playin Financiar” në tri vitet e fundit.
Organizata evropiane e futbollit i ka dhënë skuadrës së Ligue 1 tre vjet për të korrigjuar situatën dhe për të rregulluar rezultatin e tyre përfundimtar.
L’Equipe raporton se PSG ka humbur më shumë se 30 milionë euro në secilin nga tre vitet e fundit, gjë që duhet të ndryshojë menjëherë.
Marca ka mësuar nga burimet e saj që klubi i Lionel Messi dhe Kylian Mbappe jo vetëm që është në rrezik që të sanksionohet financiarisht, por do të këtë dënime edhe në aspektin sportiv.
Kjo do të ndodh vetëm nëse situata nuk korrigjohet nga PSG.
Megjithatë, duhet të theksojmë që Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi është po ashtu edhe Presidenti i Asociacionit të Klubeve të Europës (ECA) dhe punon dorë për dorë me UEFA-në.
Trupi qeverisës i futbollit i ka dërguar një letër PSG-së dhe Marseille në mes tjerash duke ia tërhequr atyre vërejtjen për gjendjen në të cilën janë dhe rrezikun e pasojave nëse nuk i ndalin humbjet e tyre. /GazetaExpress/