Nga Viktor Buzhala
Vuciq tashmë nuk ka një axhedë kur shkon në Bruksel. Ai nuk mund të parashikojë më që do ti realizohen planet, ashtu sic i kishte parashikuar dhe paramenduar vet. Takimet e tij në Bruksel me Kurtin janë të paparashikueshme. Ai, vërehet që është jashtë kontrollit. Nervoza e tij është në kulm, ndërsa veprimet, edhe ato fizike i ka të cakorduara. Madje, në takimin e fundit ia la dorën shtrirë edhe vet Borelit.
Tashmë, në takime në kryeqytetin evropian nuk i shkojnë delegacione kosovare me duar në xhepa, të gatshëm që të nënshkruajnë cdo gjë. Gjërat kanë ndryshuar. Vuciq aty shihet si fajtori, ndërsa në kokën e tij, të cilës i ka humbur busulla, zihen mendime si ti arsyetohet popullit të vet. “Jemi në ditë të vështira”, është arsyetimi i vazdhueshëm pas takimeve.
Fryma në Bruksel dhe Ëashington sërish ka filluar të fryej nga Kosova. Pra, tash është momenti që ti shtyjmë edhe axhendat tona përpara dhe ti përmbyllim cështjet e hapura. Duhet të nxitojmë.
Një Serbi e rreshtuar nga Rusia, që shihet si agresori kryesor i botës, është ajo që na ka konvenuar më të tepërmi. Me një strategji të mirëmenduar dhe me lëzivje të shpejta ne mund të arrijmë shumë objektiva në aspektin ndërkombëtar, të bëhemi pjesë e shumë mekanizmave, pse jo edhe e NATO-s apo BE-së. Asnjëherë më lehtë se kemi pasur e as që do ta kemi.
Nuk kemi nevojë të jemi konstruktiv ndaj Serbisë. Aty i kemi argumentet tona me bollëk dhe i shtyjmë vetëm axhendat tona, jo edhe të tyre. Por, duhet të jemi konstruktiv ndaj bashkësisë ndërkombëtare, e cila në fund të ditës është në anën tonë. Stoltenberg ia bëri me dije Vuciqit sërish që veriu i Kosovës është vijë e kuqe dhe askush nuk guxon që të krijijë tollovi atje, pasi do të ndeshet me reagimin e NATO-s. Të njëjtën kohë, Escobar e ka bërë të ditur që Asociacioni mund të krijohet vetëm në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe pa asnjë kompetencë që do të krijonte shtet brenda shtetit. Pra, në dy temat më të nxehta, fuqitë e mëdha i kemi aleate të palëkundura. Tjerat janë të parëndësishme. Prandaj, koha është të lëvizim tash!