Është rrëzuar nga pozita e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq. 50 deputetë votuan pro shkarkimit të Qeverisë së tij, raporton Vijesti, trasnmeton Express.
Seanca e sotme ka zgjatur gati 13 orë kur ka pasur debat të ashpër mes Abazoviqit dhe opozitës.
Ai ka thënë se “duan ta rrëzojnë për faktin se është shqiptar”.
Por mocioni i mosbesimit erdhi, pasi Abazoviq më 3 gusht e kishte nënshkruar një marrëveshje me Kishë Ortodokse Serbe.
Pas kësaj, Milo Gjukanoviq, president i Malit të Zi e kishte nisur iniciaticën për rrëzimin e tij.
Për shkarkimin e Qeverisë votuan 50 deputetë të pranishëm, kundër ka votuar kryetarja e Kuvendit, Danijela Gjurovic (PKSH). Deputeti shqiptar Genc Nimanbegu nuk ka votuar.
Gjatë këtij votimi nuk kanë marrë pjesë deputetet e Frontit Demokratik, Partisë Popullore Socialist si dhe koalicionit “ E zeza në të bardhë” si dhe deputeti i Demos, Miodrg Lekiq.
Pro mosbesimit kanë votuar 50 deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Partisë Socialdemokrate (SDP), Socialdemokratëve (SD), Partisë Liberale (LP), Partisë Boshnjake (BS), Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve, Prava e Malit të Zi votuan për shkarkimin e kabinetit të Abazoviqit. Ministrat në qeveri janë SDP dhe BS.
Iniciativën për votëbesimin e Qeverisë e kanë dorëzuar paraprakisht 36 deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve, PS, Socialdemokratëve, Partisë Liberale dhe Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve.
Si erdhi deri të rrëzimi i Qeverisë së Abazovicit
Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë, e prezantuar nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, erdhi si është shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazoviqit për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.
Kjo marrëveshje u vlerësua si e dëmshme për interesat kombëtare të shtetit.
Iniciatorët po ashtu kanë vlerësuar se Qeveria ka pasur detyrë prioritare reformimin e sistemit gjyqësor dhe forcimin e sundimit të ligjit, ashtu që të përshpejtohet procesi i integrimit evropian.
“Për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të Abazoviqit, që rezulton në rritje të tensioneve në shoqëri, dhe humbje potencialisht të pariparueshme të kohës për përmbushje të obligimeve nga agjenda jonë evropiane, Qeveria e ka humbur legjitimitetin e saj”, është thënë në iniciativë.
Fillimisht u tha së për rrëzimin e Qeverisë janë 36 deputetë të shumicës parlamentare, të udhëhequr nga Partia e Gjukanoviqit, e cila i ka dhënë më parë mbështetje pakicës së kryeministrit Abazoviq.
Së bashku me këtë parti, nismën për rrëzimin e Qeverisë e ka përkrahur edhe Partia Socialdemokrate, e cila ka dy poste ministrore, Socialdemokratët, që janë në opozitë, Partia Liberale dhe Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve.
Qeveria e Abazoviqit është formuar më 28 prill, meqë në shkurt është rrëzuar Qeveria e Zdravko Krivokapiqit, pikërisht me iniciativën e Abazoviqit.
Qeveria e Krivokapiqit është formuar nga Fronti Demokratik, Demokratët, dhe Lëvizja qytetare, URA, e Abazoviqit.
Qeveria e ekspertëve, në krye me Krivokapiqin, dhe ajo e pakicës, në krye me Abazoviqin, janë formuar në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të gushtit 2020
Në atë proces zgjedhor, opozita e atëhershme pati mundur Partinë Demokratike të Gjukanoviqit (DPS) dhe partinë e saj partnere.
Në ato zgjedhje parlamentare, DPS ka humbur pushtetin pas 30 vjetëve dhe ka kaluar në opozitë.
Dy nismat për rrëzimin e Qeverisë së Abazoviqit janë nënshkruar nga gjithsej 68 deputetë të partive në pushtet dhe opozitë, nga 81 deputetë sa janë në Kuvendin e Malit të Zi.
Nuk dihet nëse Mali i Zi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme apo do të formohet një qeveri e re. /Express