




Ish-emisari i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se po të ishin Thaçi dhe Trump në pushtet atëherë Kosova do të kishte liberalizim të vizave.





Grenell këto komente i tha në Twitter pas përfundimti të takimit mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ku nuk u arrit asnjë marrëveshje.
“Kosova do duhej të kishte të drejtë lëvizje pa viza deri më tani – dhe do ta kishin nëse Thaçi dhe Trump do të ishin ende në detyrë”, ka shkruar Grenell në Twitter.
“Ndaloni debatin dhe punoni drejt marrëveshjeve!”, përfundoi ai.