




Momenti i shumëpritur erdhi. Doruntina, nën përcjelljen e babait dhe vëllait, po shkonte drejt altarit për të kurorëzuar dashurinë me Edmondin.
Dasma në një ambient të jashtëm ka rrezikun e vet dhe ajo që të gjithë shpresonin të mos ndodhte, ndodhi. Energjia elektrike u ndal për pak kohë, por kjo nuk i ndaloi dasmorët të këndojnë e të vallëzojnë.
Edmondi me profesion është polic dhe pikërisht çifti u njoh mes vete pas një dënimi prej 2000 eurove që iu dha Doruntinës.