




Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri, ka kritikuar Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, për deklaratën e dhënë pas takimit Kurti-Vucic në Bruksel.
Në takim nuk u arrit asnjë zgjidhje mirëpo u tha se do të ketë edhe një takim para 1 shtatorit. Tahiri tha se Kosova është duke zbatuar marrëveshjen e vitit 2011, ndërsa është Serbia ajo që po kundërshton.





“Deklarata e përfaqësuesit të BE-së Joseph Borrell sot pas takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel ishte e padrejtë. Borrell është dashur të thotë se pala e Kosovës ishte për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit të vitit 2011 për lëvizjen e lirë në lidhje targat dhe letrave shoqëruese, ndërsa pala e Serbisë kundërshtoi zbatimin e plote të kësaj marrëveshjeje. Nga praktika për mbarëvajtjen e dialogut kërkohet nga ndërmjetësi të jetë i drejtë dhe i paanshëm”, shkroi ajo. /Gazeta Express/