




Një biznesmen bullgar raportohet se ka paguar plot 1.7 milionë euro për organizimin e një feste private në ishullin e Mykonos, Greqi.
Sipas mediave të huaja festa u mbajt në restorantin e famshëm “Scorpios” me pjesëmarrjen e 150 personave, ndërsa i ftuar ishte edhe këngëtari grek Andonis Remos.





Multi-miliarderi Kiril Domunchiev thuhet se u kënaq aq shumë nga shërbimi cilësor sa që la një bashkish prej 60,000 dollarësh. Domunchiev është industrialist i njohur bullgar dhe pronar i klubit të futbollit Ludogorets.