Sot është zhvilluar takimi i tretë në mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, takim ky që përfundoi pa ndonjë marrëveshje ndërmjet dy palëve. Një gjë e tillë ka ngjallur reagimin edhe të Kimete Berishës, duke thënë se po tenton të duket më i mençur sesa ish-kryenegociatori Skender Hyseni.
“Nëse nuk merret vesh për asgjë me Aleksandër Vuçiqin, as për të zhdukurit, e konsideron se e bën dallimin me Skënder Hysenin. Shih ti, çfarë meraku ka – të tregohet më i aftë se Skënder Hyseni”, ka deklaruar ajo në ‘Facebook’.
Postimi i plotë:
Komandanti i targave!
Evropa e ka zgjedhur lulen më të popullarizuar të funeraleve, Orhidenë e bardhë, për t’a dekoruar tavolinën e bisedimeve mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiqit.
Orhidea e bardhë simbolizon dashurinë e përjetshme për të vdekurit.
Ndërsa, për të gjallët kishte ofruar sandwich-e dhe Coca-Cola në kanaçe.
Zyra dukej sikur aty pak më parë kishin pushuar punëtorët e krahut të Brukselit, dhe këta ua kishin lënë në gjysmë ushqimin e shpejtë të pauzës së drekës, për ta liruar zyrën për “këta”.
Dukej sikur bisedimet sponzoroheshin nga Coca-Cola, me shumë sheqer.
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuqiç bisedojnë për të ardhmën tonë, pa arritur ta përshëndesin njër-tjetrin.
A mund të pritet marrëveshje nga ata që kanë kaq shumë antipati, urrejtje dhe neveri për njëri-tjetrin, sa që as nuk mund t’i thonë njëri-tjetrit formalisht “mirëdita”.
Të gjithë, pa përjashtim, edhe i padituri më i madh e kupton se nuk ka asnjë shans që Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq të merren vesh për asgjë.
Pra, organizatorët e takimit, ndërmjetësuesit, Evropa, Amerika, të gjithë e dinë që s’mund të ketë marrëveshje mes dy njerëzve që nuk kanë aftësi ta përshëndesin njëri-tjetrin si njerëz.
E, meqenëse e dinë të gjithë se secili takim mes tyre do të dështojë, pse i organizojnë këto takime!
Për ta lodhur, kë?
Për t’ia marrë dy palëve të gjitha adutet dhe për të ardhur në përfundim se urrejtja mes dy vendeve është e përjetshme sikurse dashuria ndaj të vdekurve.
Të zott për marrëveshje nuk janë, por për ta ndezur një luftë janë.
Albin Kurti është i frustruar.
E shfrytëzon Aleksandër Vuçiqin për të bërë rivalitet me opozitën e Kosovës.
Nëse nuk merret vesh për asgjë me Aleksandër Vuçiqin, as për të zhdukurit, e konsideron se e bën dallimin me Skënder Hysenin.
Shih ti, çfarë meraku ka – të tregohet më i aftë se Skënder Hyseni.
Albin Kurti nuk e ka mendjen te marrëveshja.
Më përpara dorëhiqet se sa që guxon të merret vesh.
Më shumë ka frikë nga marrëveshja se sa nga lufta, sepse nga lufta është i mësuar të distancohet, kurse me marrëveshje nuk është mësuar…marrëveshja kërkon urtësi.
Në vend se të duket dhe të sillet ndryshe nga Vuçiqi, Albin Kurti është politikani i parë shqiptar që e imiton Aleksandër Vuçiqin, me arrogancë dhe vrazhdësi.
Veç aktrimin nuk ia përvetëson dot: se, Aleksandër Vuçiq sillet aq “viktimë”, me gjeste e me shprehje të fytyrës, sa që Borreli në një moment keqardhje ia preku krahun, si “fakirit”.
Kurse, Albin Kurti sillej në Bruksel si sarhosh, thuajse e ka çliruar Kosovën.
Ia preku shpinën Borrelit. Shpina nuk preket.
Aq pozant dhe narcisoid është, sa i “shtyn” bisedimet për disa minuta, derisa të fotografohet.
Që tregon për seriozitetin e madh…
Kush ka kohë të duket “bukur” kur katundi digjet?
A janë “targat” arsye qesharake për ta ndezur një luftë të Re?!
Po. Por, historia njeh arsye edhe më qesharake për ta ndezur luftë.
Për një derr desh u bën “kërrsh” Amerika me Britaninë një herë moti – sherri një derri, që u vra me armë.
Taksirati është i fshehur. E zullumi e ka taksiratin afër.
P.S. Më shumë arsye kemi ta nisim një “luftë” kundër “Prishtina Parking” që ia ka marrë kompetencat Policisë së Kosovës, e
Prokuroria hesht, sesa për targa që hynë e dalin nga Kosova…
ajle e madhe se si duken ato targa….