




Pas përfundmit të “Big Brother Vip”, Arjola Demiri është një nga emrat më të komentuar në medien rozë.
E ndërsa është e fokusuar tek karriera e saj, aktorja iu është përgjigjur ndjekësve të cilët e akuzojnë se nuk kalon kohë mjaftueshëm me fëmijët e saj.





Në një video të postuar nga aktorja në Instagram dëgjohet: Sinqerisht, më pëlqen të jem një nënë, por gjithë ditën, jam gati të bëhem dhe baba”.
Aktorja ironizon të gjithë kritikët e saj duke thënë:
“Kur i zë halli njerëzit a kaloj kohë me fëmijët e mi ju them: Nga mami kthehem në baba, që mos të më duket e vështirë,”, shkruan Demiri krahas videos.