Politikani dhe biznesmeni kanadez Doug Ford u përball me një situatë të pazakontë dhe të sikletshme gjatë një konference për mediat.
Ford ndodhej në Ontario duke folur me gazetarët për kujdesin shëndetësor në Ontario, kur rastësisht një bletë iu fut në gojë dhe ai e gëlltiti pa dashje, ndërsa më pas u detyrua të pijë ujë.
“Oh zot, sapo gëlltita një bletë”, tha Ford pasi kuoptoi se çfarë kishte ndodhur, ndërsa nuk mund të ndalej duke u kollitur.
Konferenca po transmetohej drejtpërdrejt dhe në momentin që u bë viral, shihet bleta duke fluturuar rreth fytyrës së Fordit, para se të përfundonte drejtë e në gojën e tij të hapur.