“Ofrohem me qira si person që nuk bën asgjë. Duhet të paguani vetëm 10 000 jen, shpenzimet e transportit, ushqimin dhe pijet”, shkruhet në biografinë e tij në Twitter, ku ai ka më shumë se 270 000 ndjekës. Shoji Morimoto, një 37-vjeçar japonez ka gjetur të bëjë punën e ‘ëndrrave’ duke mos bërë asgjë. Çdo seancë kushton 10 000 jen (rreth 72 dollarë).
Morimoto paguhet për të dëgjuar problemet e dikujt ose thjesht të hajë një darkë me të. Një burrë e punësoi atë për të parë një nga projektet e tij dhe për të marrë një mendim të dytë, ndërsa një tjetër e punësoi të shkonte në stacionin e trenit për t’i thënë lamtumirë një personi që po largohej nga qyteti.
Morimoto filloi punën e tij të pazakontë në vitin 2018, kur ai ishte i papunë dhe hapi një llogari në Twitter të quajtur “Mos Nothing Rent-a-Man” për të reklamuar shërbimet e tij.
Morimoto thotë se ka marrë rreth 3 000 kërkesa që kur filloi të bënte këtë punë në vitin 2018 dhe se takohet me dy ose tre klientë në ditë. E gjithë kjo ka bërë që ai të dalë në televizion dhe ai po planifikon të shkruajë edhe një libër me eksperiencat e tij.