U largua nga Zvicra 3 vite më parë për tu kthyer dhe për të investuar në shtetin e tij për hobin e tij që e kishte prej shumë kohësh, shkruan OnAir.
Kjo është historia e 62 vjeçarit Fadil Fejzullahu. Në Zvicër ai punonte si gastronom dhe merrej gjithashtu edhe me marketing.
Ai i la këto 2 profesione për tu marrë në vendin e tij me hobin e tij, atë të bimëve shëruese.
Në dyqanin e tij ndodhen rreth 65 lloje të ndryshme të çajrave të cilët kurojnë dhe lehtësojnë sëmundje nga më të ndryshme, qoftë ato që prekin shëndetin fizik, por edhe atë mendor.
Për “ATV” Fejzullahu shprehet se nuk ka asnjë pendesë për faktin që është kthyer në Kosovë. Gjithashtu në planet e tij të afërta është edhe hapja e një dyqani të këtij lloji edhe në Prishtinë.
Për të mësuar më shumë rreth tij, ndiqni videon më poshtë: