Para disa ditësh në sheshin e Skenderajt përformoi edhe këngëtari Ermal Fejzullahu.
Gjatë kohës që ai ishte duke kënduar në sheshin e kësaj komune një qytetar i hodhi atij llaserin.
Për këtë gjest u nxeh Ermali i cili ndërpreu për disa minuta koncertin dhe djalin e quajti loçko-man e pishpirik.
“ Ooo ti djalë a po e ndal at llaser o loçkaman, a mundesh me ja marr laserin atij pishpiriku, ndale”, dëgjohej teksa thoshte ai.
Kjo video u bë virale në rrjete sociale dhe mori komente të shumta./lajmi.net