Azem Vllasi:
“Nuk ka dilemë se ne asokohe i kemi kënduar Titos!
Por, tani nga kjo distancë kohore nëse sjell një opinion për atë kohë, kujtoj se Tito sikuse çdo njeri në jetën e tij ka pasur edhe gabime, por nuk kam asnjë dilemë se Tito ishte një burrështetas i madh dhe ai në këto hapësira, por edhe në botë do të kujtohet si burrështetas i madh; për këtë fakt dëshmon koha, koha kur Tito ndërroi jetë, në atë ceremoni përcjellëse pjesëmarrës ishin e gjithë bota, faktikisht shumë krerë të shteteve të njohura dhe me ndikim në botë;edhe përkundër gabimeve që ka pas, Tito ishte shumë më i veçantë, shumë më i mirë se të gjithë kryeatët e shteteve komuniste në botë dhe në hapësirat tona!
Po, është e vërtetë se Jugosllavia ishte socialiste dhe një parti të vetme siç ishte Partia Komuniste, por shumë dallohet nga Bashkimi Sovjetik, nga Shqipëria e Enver Hoxhës, nga Rumunia e Çausheskut!
Prandaj, nuk mund të bëjmë asnjë krahasim real dhe racional nëse Jugosllavinë e Titos e krahasojmë me Shqipërinë e Enver Hoxhës dhe Rumuninë e Çausheskut!
Ne shqiptarët sigurisht se kemi jetuar më mirë se sa shqiptarët në Shqipëri!
Unë kur për herë të parë kam qenë në Shqipëri, një funksionar i lartë nga Shqipëria më tha:
”Ju në Jugosllavi keni jetuar shumë më mirë se ne kohë të komunizmit; Tito ishte shumë më i mirë se Enveri, kishte shumë dallim nga Enver Hoxha”.
Liza B gazetare në A news24