Modelĭ i dy Gjermanĭve për çështjen e Kosovës?! JO, NEIN, NO – thotë ekspertja

Studiuesja e komunikimit Suzana Starikov ka komentuar raportimet e gazetës serbe “Danas”, duke iu referuar disa burimeve diplomatike, se Perëndimi mund të aplikojë modelin e dy Gjermanive për zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi.

Ajo ka thënë se i duhet thënë jo kësaj ideje që ia mohon shtetësinë Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Ajo që autorët e këtij modeli, siç raportohet, Gjermania dhe Franca po kërkojnë nga Kosova, është të mohojë shtetësinë e vet dhe madje të turpërohet nga ajo. Serbia nuk duhet të parandalojë direkt anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, por i dërguari i Kosovës në OKB nuk duhet ta quajë veten ambasador. Përgjigja për këtë? JO! NEIN! JO!”.

Strikov e ka quajtur model cinik që mohon historinë. Ajo ka shkruar se ndarja mes Kosovës dhe Serbisë nuk është e njëjtë sikur ndodhi ndarja e Kosovës nga Shqipëria.

“Pavarësisht nga fakti që ky “model” në të vërtetë paraqet status quo-në si “progres” në njohjen e Kosovës nga Serbia është gjithashtu cinike në mohimin e historisë”.