Kujtim Kurti, qytetari që kishte kërcënuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, ka thënë se dje është ndaluar dhe bastisur nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës për 6 orë, edhe pse thotë se dosja e tij është mbyllur para 6 muajsh.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se e gjithë kjo pasi kryeministri Kurti ishte në Prizren.
Postimi i tij i plotë:
“Edhe pse para 6 muajve është mbyllur dosja ime në Prokurorin Speciale…dje Njesia Speciale më ndaluan dhe bastisen në mes të rrugës sikur të isha Top TERR0RlST…pa kurrfarë arsye dhe logjike…më mbajtën në vëzhgim për 6 orë sepse Kryeministri ndodhej në Prizren…
Kjo dmth se Shteti nuk i zbaton ligjet…thjesht ky Shtet ka dështuar…për fat të keq”.