




Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të kërkojë autonomi për Veriun e Kosovës.
Kështu tha publicisti nga Kosova, Milaim Zeka në një intervistë për Euronews Albania teksa zbuloi se ky ishte një informacion konfidencial që e kishte marrë në rrugë diplomatike.





“Gjatë këtyre ditëve kam marrë një informacion nga kontakte diplomatike, që Serbia do paraqesë një kërkesë të re, që veriu i Kosovë të ketë status special, pra do kërkojë autonomi për veriun e Kosovës. Pra jemi në një gjendje shumë të rëndë të dialogut me Serbinë”, tha Zeka.
Kur të gjithë sytë e politikes rajonale dhe evropiane janë tek takimi Kurti-Vuçiç më 18 gusht në Bruksel, retorika mes palëve duket e nderë dhe sulmuese nga pala serbe. Kësaj i shtohen edhe zërat e jashtëm kundër Kosovës me ndalimin në kufi të gazetares ruse.